top of page

SHERBIMI PSIKO-SOCIAL

   Baza Ligjore për Shërbimin Psikologjik/ Psiko-Social

Qëllimi kryesor i shërbimit psikologjik shkollor është promovimi i mirëqenies mendore dhe fizike të nxënësve si dhe lehtësimi i procesit të të nxënit.

Sipas Ligjit të Arsimit Parauniversitar 69/2012 dhe Dispozitave Normative të Arsimit Parauniversitar,

Psikologu ka këto detyra kryesore në institucionin arsimor:

a) Në bashkëpunim me mësuesit dhe prindërit, identifikon e vlerëson, sa më herët, nxënësit me probleme të sjelljes ose me vështirësi në të nxënë, dhe harton e zbaton për këta nxënës plane individuale parandaluese ose rehabilituese.

b) Ndihmon punonjësit arsimorë, prindërit dhe nxënësit në parandalimin ose eliminimin e abuzimeve të punonjësve arsimorë ndaj nxënësve, të nxënësve ndaj nxënësve dhe abuzimeve të vetë nxënësve nga duhani, alkooli, droga etj.

c) Informon, nëpërmjet bisedave e leksioneve, punonjësit e institucioneve arsimore për zhvillimet moshore tipike të nxënësve dhe problemet tipike që nxënësit hasin gjatë të mësuarit dhe të nxënit.

ç) Ndihmon mësuesit kujdestarë dhe mësuesit lëndorë për integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në klasat e institucioneve arsimore të zakonshme.

d) Këshillon nxënësit për karrierën e tyre.

dh) Administron dhe interpreton teste psikologjike.

e) Plotëson dosjet individuale për rastet e nxënësve që kanë përfituar nga shërbimi psiko-social.

ë) Raporton me shkrim tek drejtuesi i njësisë së shërbimit psiko-social çdo fakt për abuzim të nxënësve nga punonjës arsimor dhe prindër të nxënësit.

f) Merr pjesë në kërkime të parashikuara në planin vjetor të njësisë.

SHERBIME NE KLASA

Nëse fëmija jeton me:

 

•Inkurajim, mëson të jetë i sigurt.

•Tolerancë, mëson të jetë i durueshëm.

•Lavdërim, mëson të vlerësojë.

•Pranim, mëson të dojë.

•Mirëkuptim, mëson sigurinë.

•Mirënjohje, mëson se është mirë të kesh qëllimin.

•Ndershmëri e drejtësi, mëson ç’është e vërteta e drejtësia.

•Siguri, mëson të ketë besim tek vetja e tek njerëzit rreth tij.

•Miqësi, mëson se bota është vend i bukur për të jetuar.

 

 

 

KOMUNIKIMI DHE BASHKËPUNIMI NË SHKOLLË

 

Komunikimi është aftësia për të ndarë informacion me njerëz dhe për të kuptuar se çfarë informacioni dhe ndjenjash janë duke u përcjellë nga ne, ose nga të tjerët.

 

Proçesi edukativ është thellësisht një proçes komunikimi.

 

Mësuesit që kanë zgjedhur të zhvillojnë shkathtësinë e komunikimit efektiv, zotërojnë këto shkathtësi: Të menduarit kritik, të komunikuarit verbal, të komunikuarit joverbal, të dëgjuarit dhe të parashtruarit e pyetjeve.

 

 

 

Asnjë veprimtari në shkollë nuk mund të ndodhë pa bashkëpunimin mësues-nxënës.

 

      IDENTITETI DHE FORMIMI I TIJ

 


 

Identiteti personal është mënyra se si individi e sheh veten dhe është shumë i lidhur me imazhin e vetes. Ky ka efekt në mënyrën se si ndihet dhe se si do të sillet personi në një situatë sfiduese.

Formimi i identitetit ka shumë komponentë: fizikë, moralë, seksual, profesional, ideologjik dhe karakteristika psikologjike. Ai fillon para dhe shpesh shtrihet pa adoleshences ne moshen e rritur.

Të krijojnë një vet-identitet të integruar në shoqëri.

adoleshencës, në moshën e rritur.

Shkolla dhe moshatarët zënë një vend të rëndësishëm në formimin e identitetit.

Dy detyrat kryesore që adoleshentët duhet të përballojnë janë:

 

1.Të realizojnë autonominë dhe pavarësinë nga prindërit e tyre.

2.Të krijojnë një vet-identitet të integruar në shoqëri.

Shërbimi Psiko – Social në shkollë

 

Projekt gjithëpërfshirës për klasat e ciklit të lartë të shkollës 9- vjecare

 

Tema: Droga dhe pasojat e përdorimit të saj te adoleshentët dhe të rinjtë.

Veprimtaria: Ndërgjegjësim, sensibilizim, aftësim.

Qëllimi: Përmes informimit të aftësohen nxënësit të thone “JO” kur u ofrohen droga të ndryshme për konsumim.

Objektivat:

  • Të njihen nxënësit me klasifikimet e drogave.

  • Të njihen me fenomenet shoqëruese të drogave.

  • Të njihen me simptomat e tërheqjes dhe tolerancën.

  • Të njihen me varësinë psikologjike dhe fizike.

  • Të njihen me efektet negative në shëndetin mendor dhe fizik.

  • Të njihen me pasojat afatshkurtra dhe afatgjata në zhvillimin fizik, konjitiv, emocional dhe social të adoleshentëve dhe të rinjve.

 

Punoi: MSc Albana ISMAILI

bottom of page