top of page

        MES LULEVE

TE BUKURA JETA JONE        MERR AROME

 

Dikush nga ju do te thote qe Dita e Veres kaloi,por ja qe ne shkollen tone ajo erdhi perseri dhe shume gezueshem.Mes luleve shumengjyreshe femijet do te realizonin nje veprimtari mjaft te kendshme si vete lulet.Konkursi "Lulja me e bukur" do t'i vinte te githe ne levizje prindr,mesues ,nxenes .Pa perkushtimin e tyre kjo veprimtari nuk do te kishte kuptim.
Te nderuar prinder,te dashur nxenes me ju gjithcka eshte e lehte per t'u realizuar.
Juria e perbere nga Kryetari i Keshillit te Prinderve z.Mirel Konomi,nga Kryetari i Bordit te Shkolles z.Engjell Guasi,nga mesuesit e biologjise Znj.Anila Zaka dhe z.Ilirjan Shehu dhe mesuese e paralelit A te Ciklit Fillor Cmimin e Pare do t'ia jepnin klases II-B me lulen BONSAI (PEMA E JETES). 
Por te gjitha lulet ishin te mrekullueshme si vete femijet .

  Bashkebisedim  me prinderit

Ne kuader te mbylljes se tremoujorit te dyte te procesit mesimor ne daten 26.03.2016  pas takimit me mesuesit dhe shperndarjes se Fletes Informuese per rezultatet e nxenesve prinderit zhvilluan nje bashkebisedim mjaft rezultativ me drejtorin e shkolles z.Edmond Ikonomi,punonjesen e Sherbimit Psikologjik Znj.Albana Ismaili, kryetarin e Rajonit Nr.1 z. Mirel Konomi,kryetarin e Bordit te shko lles z.Engjell Guasi dhe mesuesit qe japin mesim ne shkollen tone.Ata trajtuan probleme te mesimdhenies ,por ajo qe spikati me teper ish te marredhenia mesues-nxenes ,nxenes-nxenes dhe eleminimi i dhunes psikologjike dhe fizike.Prinderit u shprehen pozitivisht per punen qe behet ne shkolle.Punonjesja e Sherbimit Psikologjik iu pergjigj me korrektesi  pyetjeve qe bene prinderit.

Trashëgimia kulturore 2015

 

Modest ky minimuze interesant në ambientet e shkollës 9- vjeçare "Zihni Toska".Ai do t'i paraprinte Panairit të Trashëgimisë Kulturore në organizuar në pedonalen e qytetit. Mjaft relike të sjella dhe të ruajtura me fanatizëm brez pas brezi do të krijonin një mjedis mjaft të bukur që transmetoi vlera të papërsëritshme.Një falenderim i veçantë shkon për përfaqësuesit e DAR -Berat ,kryetarin e rajonit Nr .1 dhe kryetarin e Bordit të shkollës që me prezencën e tyre vlerësuan punën e stafit të shkollës dhe të nxënësve të shkollës sonë.

Projekti"Il gusto della lingua italiana" u realizua ne bashkepunim me Ambasaden Italiane. Ambasadori Italian, Aberto Cutillo me shume thjeshtesi dhe etike do te vleresonte panairin dhe projektet e realizuara nga disa prej shkollat e DAR Berat, pjese e programit "Iliria"pjese e te cilit ishte dhe shkolla jone.Gatimet e realizuara prej komunitetit dhe vete mesuesve do te prezantoheshin me dinjitet ne kete projekt interesant.

18 Prilli “Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve” do t'i jepte gjalleri te vecante shëtitores se qytetit ku zhvillua edicioni i dytë i panairit “Unë kujdesem për Trashëgimine Kulturore”. Edicioni erdhi si bashkëpunim i QKM,DAR,DRKK,Bashkise Berat dhe BID.Edhe nxenesit e shkolles sone do te perfaqesoheshin me shume dinjitet organizuar nga mesuesja e apasionuar e histori-gjeografise znj.Donika Xheblati. Aktiviteti solli në vëmendje rëndesinë e Trashëgimisë Kulturore dhe rolit të rëndësishëm e të përditshëm që kemi në mbrojtjen, transmetimin dhe promovimin e këtyre vlerave.Keto objekte me vlere ardhur nga shekujt do te terhiqnin vemendjen e vizitoreve te huaj te cilet vleresuan i maksimalisht ao.Nje falenderim i vecante shkon per DAR-Berat dhe DRKK per bashkepunimin me shkollat.Suksese ne evente te tjera me vlere per vendlindjen.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shfaqje te bukura te komedive shqiptare "Shi ne plazh","Tete persona plus" dhe "Pallati 176" na e bene fundjaven edhe me argetuese.Nuk jane komedite e dhena ne televizion ,por jane nxenesit e klasave te nenta qe interpretuan me shume dashuri dhe ndjenje rolet e dhena nga mesuesja e gjuhes Eliza Cobanaqi.Keta "aktore te vegjel"me pasionin e tyre na treguan se asgje nuk eshte e paarritshme.Suksese ne evente te tilla me kaq vlera per te gjithe.   22.04.2016

 

 

 

 

 

 

 

 

 

      Arkitektet e se ardhmes

Ata sot jane te vegjel,por mendjet dhe duart i kane te arta.Teper te perkushtuar,shume te disponueshem dhe me nje menaxhim model nga mesuesit e tyre Aferdita Arapi dhe Kastriot Hoxha nxenesit e klasave te pesta do te hidhnin ne maket lagjen ku ndodhet shkolla ku ata mesojne dhe edukohen.Me nje fjalor mjaft te pasur ata do te prezantonin produktin e tyre te mrekullueshem.
             
Suksese dhe realizofshi superprojekte !

Nje mbasdite ndryshe mjaft entuziaste dhe me tinguj te embel te kengeve ne gjuhen angleze dhe italiane.Mesues te rinj ne profesion ,por mjaft punetore Eralda Bregu,Helidon Palikeshti,Arjola Shabanaj per rreth nje muaj do te realizonin nje projekt ne kuadrin e Shkolles Qender Komunitare.Nuk e duam pompozitetin duam shlodhje,argetim dhe kenaqesi per nxenesit tane.Krijime shume te bukura ne fushen e modes,nje sfilate modeste e nxenesve te klasave te gjashta ,te shtata e te teta,nje prezantim ne gjuhen italiane dhe ate angleze ,nje cmim "TRENDY 2016" -keto do te krijonin ne oborrin e shkolles "Nje pasarele WOW!
Faleminderit koleget e mi te rinj!
Faleminderit te dashur nxenes !
Me ju ,per ju ,gjithcka per ju e prinderit tuaj!
JU FALEMINDERIT!

bottom of page