top of page

Pasion,Pune,Perkushtim

Freskuar rreth 3 javë më parë · E marrë në Berat, Albania

Ata vertet jane te vegjel,por mesueset e tyre(Irena Dudushi dhe Anila Toto) nuk i pengon aspak kjo.Jane te pasionuara ne punen e tyre dhe na dhuruan gjate ketyre dy javeve ore te mrekullueshme ne lendetAbetare,Matematike dhe Edukate shoqerore.Nje pune vertet serioze dhe per t'u admiruar.Nderkohe pjesemarrja e prinderve prezantoi edhe emocione per femijet,por gjithcka shkoi mbare.Ju lumte bukurosha te vegjel! Na dhate kenaqesi pa fund.

Nje tjeter aktivitet mbreselenes ishte dhe tema e prezantuar nga drejtori i shkolles Edmond Ikonomi "Arsimi shqiptar ne optiken e reformave " me komunitetin e shkolles "Zihni Toska"Ne kuader te Shkolles Qender Komunitare.

     "PANAIRI I IDEVE   2015"

//////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////

  • Më 10.06.2015 në Muzeun Kombëtar në Tiranë u zhvillua Panairi i ideve 2015 nën kujdesin e kryeministrit z.Edi Rama.

  • Në këtë aktivitet shkolla jonë u prezantua me një projektide për ndërtimin e një qendre argëtim-shërbimi me titull "E tashmja i flet të nesërmes"  e cila u vlerësua nga komisioni i ngritur për vlerësimin e projektevideve me  Çmimi për Shkollën Qendër Komunitare 

     

     

     

     

     

     

     

     

     

KALENDARI  SHQK 2017-2018

MATRICA VJETORE   SHQK

EDUKIM PËRMES ARTIT

 Në kuadër të Shkollës Qendër Komunitare vijojnë edhe në këte vit të ri shkollor aktivitetet në kuadër të programeve të edukimit përmes kulturës, falë bashkëpunimit ndërmjet DRKK-Berat dhe Dar -Berat.Nxenësit e shkolles 9 vjeçare "Zihni Toska" vizituan në Galerinë e Arteve Edward Lear ekspozitën “Art e Trashëgimi” të arkeologut dhe piktorit Dritan Çoku .Në këte ekspozitë nxënësit nëpërmjet artit grafik u njohën me “Kullat mesjetare të sahatit në trojet shqiptare” teknikën e ndërtimit të këtyre kullave, mënyrën se si ka ndryshuar mekanizmi i matjes së orës nga ajo me tingull në atë me fushë të paraqitur dhe dokumentuar në mënyrë shkencore përmes gravurave . Ekspozita përmbante postera të ilustruar, katalogë, fletëpalosje dhe 62 punime në grafikë. Programi i edukimit nëpërmjet kulturës ështe një metodologji që i vjen në ndihmë proçesit mësimor, duke nxitur kureshtjen dhe imagjinatën tek nxënësit dhe duke realizuar arsim gjithëpërfshirës.

08.03.2018

E filluam festen se donim t'i surprizonim nenat tona te mrekullueshme.Nje kartoline e bere me duart feminore,nje lule simbol i dashurise dhe respektit,nje poezi interpretuar me shpirt,nje kenge e kenduar me pasion i ftoi ato per t'iu uruar :
Qofshi perhere nena te suksesshme dhe gjyshe qe falin vetem dashuri!
I vleresuam simbolikisht sepse jane rrenja e forte mbi te cilen rritet bima e shendetshme.
Por iu kushtuam kohen e duhur dhe mesuesve .I surprizuam edhe ata me kartolina shpirterore, me poezi respekti ,kenge feminore dhe kercime moderne.
Ju faleminderit te nderuar mesues qe falni shume nga mundi e kultura juaj !
Ju falenderojme mesuese Rudina.Gjithcka e ben te mundur ne kohe e ne vend.
Faleminderit te dashur nxenes aktoret kryesore te kesaj feste te mrekullueshme.
Kjo eshte Shkolla Qender Komunitare, vleresojme e bashkepunojme me njeri -tjetrin.
Gezuar 7 dhe 8 Marsin !

bottom of page