top of page

          ZBATIMI  I KURRIKULËS SË RE

 

 Është viti i dytë që në shkollën tonë implementohet kurrikula e  re.Punë,përkushtim,pasion ky trekëndësh do të jetë udhëheqës në zbatimin e kësaj kurrikule bashkëkohore.



Viti i parë i implementimit të saj do të prezantonte vështirësitë

e veta,mungesa e teksteve të specializuara do t'i detyronte mësuesit të bëheshin përzgjedhës të zotë të materialeve buri -more për ta kthyer orën e mësimit në veprimtari mjaft tërhe- qëse për nxënësit. Mësuesve do t'ju duhej një punë e pafund për përgatitjen e materialeve mësimore-didaktike.


Viti i dytë do të kishte më shumë lehtësira.Tanimë rruga

dihej.Përgatitja e planeve mësimorë nga ana e mësuesve nuk do të prezantonte asnjë lloj problemi.Puna filloi mbarë dhe po ecën mbarë.

 

Për një prezantim sa më dinjitoz ka patur bashkëpunime me të gjitha shkollat e Bashkisë Berat(qytet dhe fshat).Janë zhvilluar orë të hapura në lëndët Abetare, Matematikë,Gjeografi 6,Gjuhë italiane 6 ,Klasa përgatitore.Mësuesit u përfaqësuan mjaft mirë dhe shpjeguan për pjesëmarrësit procedurën e punës duke filluar nga grumbullimi i materialeve,planifikimi i formatit mësimor e deri në zbatimin e orës së mësimit.



Për vitin mësimor 2014-2015 shkolla jonë u përzgjodh në rang qarku  si shkollë 9-vjeçare  ku do të pilotohet kurrikula e re mësimore  për  klasë përgatitore dhe klasën e parë e të gjashtë.Nga mësuesit përgjegjës për këtë pilotim janë hartuar planet mësimorë  dhe puna vazhdon normalisht për të operuar me këto plane në bashkëpunim të ngushtë me specialistët e IZHA-s  dhe  specialistët e DAR Berat. Vlerësojmë shumë këtë  bashkëpunim dhe besojmë për realizimin e të gjitha standarteve  .

 

 

Sot më datë 21.10.2015 në mjediset e shkollës sonë u zhvillua trajnimi për pilotimin e kurrikulës së re.Ky trajnim drejtohej nga zonja  Albana Markja specialiste e IZHA-s  në bashkëpunim me DAR-Berat me përfaqësuese znj.Majlinda Xhamo  specialiste  e Ciklit Fillor .Mësuesit e shkollës sonë dhe shkollës 9-vjeçare Velabisht trajtuan me specialisten problemet që ata i shqeësonin gjatë procesit të mësim dhënies  si dhe modelin përfundimtar të formatit mësimor duke përfshirë edhe kompetencat kyçe. Zonja Markja premtoi për një trajnim të afërt të mësuesve të klasave të para sidomos për lëndën e matematikës.

Trajnimi rezultoi mjaft konstruktiv mes pjesëmarrësve

 

 Kurrikula me baze kompetenca 

 KURRIKULA E RE E ARSIMIT BAZË 

                                              ORE E HAPUR

                   PROJEKT NDERLENDOR

TEMA:PERRALLA

  • Rezultatet e te Nxenit sipas fushave:

  • Kompetenca e te Menduarit

-Jep mendime dhe gjykime rreth temes

- Shpjegon figurat gjeometrike, formimin e dites dhe erresires, rregullat ne familje.

  • Kompetenca Qytatare

-Bashkepunon me shoket

  • Kompetenca e te Nxenit

-Prezanton dhe sqaron punen e tij/ e saj para klases

Klasa e përfshirë ne projekt:    Klasa e dyte

Fusha:   Gjuha dhe komunikimi,

Lënda:   Gjuhe Shqipe

Fusha:   Matematike

Lenda:   Matematike

Fusha:   Shkencat e Natyres

Lenda:   Dituri Natyre

 

  • Shoqeria dhe Mjedisi

  • Edukimi per Shoqerine

  • Numri i orëve: 3 ore

  • Baza materiale : Punet e Prezantuara ne “Power Point” , Maket i nje shtepie,kompjuter,disk,internet,libra me perralla:”Perrallat Klasike”,foto,kartona me ngjyra .

  • Metodologjia  :          Pune  hulumtuese kërkimore,grumbullim

informacioni,selektim dhe organizim i materialeve,punë në grupe,diskutim,shkrim argumentues ,prezantim informacioni.

  • Pjesemarrja                 Nxënësit e klasës së dyte,prindërit,mësuesja kujdestare.

  • Njohuritë kryesore  nga programet lëndore:

  Nxenësit do te shfrytezojne njohuritë që kane marrë ne lëndët:

  • Gjuhe Shqipe                                  - Perrallat

                                   -Struktura e nje perralle

                                   - Pershkrimi i personazhit

                                   -Mesazhi i nje perralle

                                   -Renditje e ngjarjes se nje perralle

  • Matematike                             - Tematika gjeometri

                                                                    - Figurat gjeometrike dhe vetite e tyre

                                                                     - Llojet e vijave.

  • Dituri Natyre                - Formimi i dites dhe erresires

  • Toka

  • Uji

  • Dielli

  • Burimet e Drites

                                                                                                    

              

  • Edukimi per shoqerine:    - Familja

                                          -Pema e familjes

                                          -Rregullat ne Familje

  • Procedurat e vleresimit: Nxënësit vlerësohen gjatë tërë procesit të realizimit të projektit me qëllim motivimin dhe aktivizimin e tyre maksimal,theksohet vëmendje tek nxënësit e dobët nёpёrmjet pёrfshirjes nё vёzhgim dhe prezantimin e tij.

 Nxënësit  vlerësohen per bashkepunimi, zbatimin e mjeteve te punes, organizimin e materialeve, punen individuale si dhe prezantimin e saj.

  • Të ardhurat sigurohen nga kontributi vullnetar i mësueses kujdestare.

  • Veprimtaritë Kryesore

  1. Ora e parë

1-Njohja e nxenesve me rezulatet e te nxenit dhe kohezgjatjen e tij.

             2-Ndarja e grupeve.

Grupi i parë:      Përgatitja e materialeve

Grupi i dytë:      Përgatitja e materialeve

Grupi i tretë:      Përgatitja e materialeve

Grupi i katërt:    Përgatitja e materialeve

  • Grupi i parë

3-Kërkime të materialeve rreth  perrallave në librin e gjuhes shipe,në bibliotekë(Libri”Perralla Klasike”) dhe në internet.

  •  

4- Përgatitja e maketit te nje shtepie (Perralla”Tre Derrkucet”), figurat gjeometrike ne kartona

  • Grupi i trete

5- Përgatitja e materialeve rreth formimit te dites dhe erresires(Perralla “Princesha mbi bizele”)

  • Grupi i Katert

6-Pergatija e materialeve per familjen, rregullat ne familje(Perralla”Hirushja”)

 

  1. Ora e dytë

1-Cdo grup raporton për punën e kryer,pra nxënësit tregojnë punën e realizuar jashtë  orës së mësimit.Mësuesja u  kërkon grupeve të paraqesin punën dhe vështirësitë që kanë hasur gjatë punës individuale jashtë procesit mësimor.

  • Grupi i pare:     Raporton për informacionet dhe fotot

  • Grupi i dyte:      Raporton per informacionet dhe figuart

  • Grupi i trete:     Raporton për  informacionet dhe fotot

  • Grupi i katert:   Raporton  per informacionet dhe pemen e familjes.

2- Mësuesja vlerëson dhe këshillon grupet për punën e kryer.

 3- Bëhet lidhja e informacioneve me fotot dhe perrallat

  1. Ora e tretë

1-Nxënësit angazhohen në krijimin e një ambienti të këndshëm ku do të  prezantohet projekti             

2-Prezantohet projekti

Grupi i parë prezanton materialet me temë:

  • -Perrallat

  • -Struktura e nje perralle

  • -Personazhet

  • -Perrallat  e preferuar

  • -Autoret

Grupi i dytë prezanton materialet me temë:

  • -Perralla”Tre Derkucet”

  • -Maketi i nje shtepie

  • -Figurat gjeometrike

Grupi i tretë prezanton materialin me temë:

  • -Perralla”Princesha mbi bizele”

  • -Formimi i dites dhe erresires.

Grupi i katërt prezanton materialin me teme:

  • Perralla”Hirushja”

  • Familja

  • Rregullat ne familje

  • Pema e familjes                                                                    

   Në prezantim janë të ftuar mësuesit e shkollës,drejtuesit e shkollës dhe prindërit e nxënësve pjesemarrës në projekt si dhe mesuesit dhe drejtuesit e shkolles 9-vjecare “Velabisht”.

 

 

  • Konkluzione

Ky projekt eshte i mundshëm për tu realizuar nga nxënësit e klasës së dyte, tema e tij lidhet  me jetën reale dhe zgjidh probleme që ndeshen në jetën e përditshme.Ky projekt i mundëson nxënësit zbatimin e njohurive të marra jo vetëm në lëndën e  Gjuhes Shqipe  por edhe në lëndët Matematike,Dituri natyre,Edukimi per Shoqerine ,si dhe përdorimin e informacionit jashtë teksteve shkollore.Ky projekt zhvillon të menduarit shkencor dhe kritik të nxënësve nëpërmjet  argumentimit dhe analizës.Projekti zhvillon aftesite organizuese dhe vetemenaxhuese,si dhe aftesine ë nxenesve per punen ne grup.Projekti nxit zhvillimin e aftësive të nxënësve për të prezantuar  projektit.

Vleresohet rregullisht puna e nxenesve duke perdorur metoden e portofolit.

 

 

Aida Droboniku                           Prill 2016

 Ne datat 11.07-12.07.2016 ne ambientet e shkolles sone 

zhvillohet trajnimi i mesuesve "Per kurrikulen e re  klasat e treta dhe te teta"ne bashkepunim me IZHA-n.Ju ftojme te merrni pjese.

Orë model
Veprimtari :Edukim mjedisor
Tema:Uji është jetë
Klasa I
Mësuese :Blerina Kurti

Mëngjesi ishte i ngrohtë,por më të ngrohta ishin vështrimet e tyre.Mësuese si do të dalim?
Ia dolën në mënyrë të shkëlqyer sepse janë ndjekës dhe zbatues korrekt të rregullave që vihen.
I surprizuan zv/drejtoreshën znj.Klodiana Hoxha,drejtuesen e Rrjetit Profesional për C.F (klasa 1-3) znj.Irena Dudushi ,dhe prindërit prezent në klasë.
Kishin rreth një muaj që kërkonin material për ujin dhe burimin kryesor të qytetit Bogovën dhe e gjetën.Bënë një pyetësor të vogël dhe nxorrën rezultate ,i lexuan dhe zgjeruan njohuritë.
U bënë kimistë dhe pastruan ujin nga mbeturinat sepse ai nuk duhet të jetë i ndotur ,formuluan rregulla dhe qershia mbi tortë ishte mesazhi që ata përcollën:
MBRONI DHE MBANI PASTËR UJIN !

Orë model 
Klasa IV
Lënda:Histori
Tema :Mitet dhe legjendat
Mësuese Aida Droboniku

Ato ishin veshur si zana dhe ata si malësorë trima të paepur .Pse thashë me vete ?
Shpejt ma thyen kureshtjen :Mësuese Blerina ne sot do të marrim informacion për mitet dhe legjendat dhe do të dramatizojmë.
Shumë mirë i thashë ju bëni gjëra të mrekullueshme.
1-Perkufizuan në mënyrë korrekte mitet dhe legjendat
2-Krahasuan me shumë profesionalizëm mitet me legjendat
3-Listuan 5 figura mitike dhe 5 figura legjendare
4-Pershkruan me shumë saktësi nje figure mitike dhe nje figure legjendare me 5-6 fjali
5-Shpjeguan mitet dhe legjendat

6.Dramatizuan bukur dhe përcollën emocion

Video Channel Name

Video Channel Name

Watch Now
bottom of page